Dy të rinj shqiptarë fitojnë konkursin e NASA-s

Autori: Gazeta inFokus
08:40 | 02 November 2023
Dy të rinj shqiptarë, Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bajramogllu, kanë fituar konkursin e NASA-s, e në RTV Dukagjini kanë rrëfyer më shumë rreth kësaj ngjarjeje.
Që të dy studiojnë inxhinieri softuerike në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Të rinjtë fituan vendin e parë.
“Fillimisht gara që organizohej nga ana e NASA-s është një garë që organizohet çdo vit, prej ku mund të marrin pjesë njerëzit që kanë njohuri në informatikë. Të gjithë mund të krijojnë një aplikacion, ne kishim si një sfidë nga ana e tyre, zjarret. Ne zgjodhëm këtë sfidë, sepse kishim vërtet zjarre të mëdha ku dhe kemi pasur dëme të mëdha”, ka thënë Jahja Nur Zulbeari.
Zulbeari ka thënë se e kanë krijuar këtë aplikacion me anë të inteligjencës artificiale.
“Ne krijuam një aplikacion me inteligjencë artificiale, ku prej satelitit të NASA-s marrim të dhëna drejtpërdrejt, i detekton se ku janë zjarret dhe pastaj me informatën që ne kemi disa kalkulime të ndryshme, në të cilat mund të parashikojmë se ku mund të përhapet ai zjarr dhe ku mund të shkaktohen dëme të ndryshme”, ka thënë ai.
Bajramogllu ka treguar se ideja e projektit ishte nga NASA. “Ideja e projektit është nga NASA, e kishim sfidën që ne mund ta zgjedhnim temën e projektit dhe tema ishte për zjarret. Ne menduam që mund të krijojmë një aplikacion që mund të punojë me inteligjencë artificiale”, ka thënë Onur Bajramogllu.

Të tjera
-
Aksion në Ferizaj: Policia sekuestron katër automjete që transportonin drunj ilegalisht
Policia e Kosovës në Ferizaj ka zhvilluar një aksion në kuadër të planit oper...
-
Përfaqësuesi i SHBA’së e merr fjalën për të dytën herë: Kërkoj falje, harrova ta theksojë praninë e z. Gjuriq
Përfaqësuesi i SHBA-së, John Kelley, në fillim kur e mori fjalën në Këshillin...
-
Britania në KS të OKB-së: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën
Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve ...
-
Zhdukja e 27-vjeçarit në Has, SHKSHMK mbyll operacionin, s’ka gjurmë të tij…
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, njofton se akoma nuk kanë hasur ...
-
ShBA-ja në KS të OKB-së: Qëllimi përfundimtar mes Kosovës e Serbisë, njohja reciproke
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të ...
-
Kosova dhe Serbia këmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të nj...
-
Gërvalla godet UNMIK’un në Këshill të Sigurimit: Po e dëmton Kosovën dhe kredibilitetin e Kombeve të Bashkuara
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në dety...
-
Gërvalla në seancën e Këshillit të Sigurimit kërkon nga Serbia që t’ia dorëzojë Kosovës Radojiçiqin dhe kriminelët tjerë
Kryediplomatja e Kosovws, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të ...
-
Shefja e UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit kritikon qeverinë, e përmend edhe arrestimin e 16 serbëve
Shefja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, në seancën e Këshil...
-
Kusari-Lila flet për refuzimin e Abdixhikut duke i relativizuar ofendimet e Kurtit: “LDK ka përjetuar situata më të rënda”
Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT n...
-
Kica-Xhelili: Bashkëpunimi me Kurtin do të thoshte shkëputje të integritetit njerëzor nga politika
Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të...
-
Disa deputetë të pakicave joserbe nuk u premtuan votë, Konjufca thotë se kanë kërkesa pompoze
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk ...