Lajme

Dy të plagosurit në Bardhosh, policia jep detaje rreth rastit

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 01 December 2021

Rreth orës 15:30 dy persona janë plagosur si pasojë e disa të shtënave më armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka njoftuar se viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtimin e nevojshëm.

-Advertisement-

Gjithashtu është bërë e ditur se viktimat janë sulmuar nga persona ta panjohur.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”, ka njoftuar Borovci

Ndërkaq, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera