Lajme

Dy të plạgosur nga të shtënạt sot në Viti

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 08 August 2024

Dy persona kanë mbetur të plagosur sot në komunën e Vitisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ndërsa bën të ditur se për këtë rast, është arrestuar një person i dyshuar dhe në vendngjarje janë konfiskuar dy armë zjarri.

”Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë ka të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona”.

-Advertisement-

”Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur. Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera