Lajme

Dy të plagosur nga përleshja e nxënësve në Drenas, njëri në intensivë

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 16 February 2023

Në orën 8:00 të mëngjesit, në afërsi të shkollës Poklek të Drenasit ka ndodhur një rrahje në mes nxënësve, ku si pasojë të therur kanë mbetur dy persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Drenasit për të marrë tretman mjekësor, ndërsa prej aty njëri është dërguar për tretman në QKUK.

Shefi i repartit të intensives, Shaqir Uka, tha se fëmija është sjellur paradite në QKUK, ku pas diagnoztifikimit është vërtetuar se ka plagë në regjionin e mbikrahut, afër qafës në anën e djathtë.

-Advertisement-

“Pas tretmanin që ka marrë në QKUK, i njëjti është sjellur për monitorim të mëtutjeshëm në mjekim intensiv”, është shprehur Uka në Info Magazine në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se lëndimi është shumë serioz, por se gjendja e përgjithshme momentalisht është stabile.

Uka tha se nëse deri nesër, gjendja e tij është stabile, atëherë do të vazhdojë tretmanin në njësi tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera