Lajme

Dy të lënduar nga shpërthimi i granatës së dorës në Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 16 January 2024

Dy persona janë lënduar pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicë të Veriut, të hënën në mbrëmje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, tha për RTKlive se nga shpërthimi janë dëmtuar 7 vetura e janë lënduar dy persona, prej tyre njëri me lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë.

Ai tha se Policia gjendet në vendin e ngjarjes. “Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera