Lajme

Dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Pejë

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 11 November 2021

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në rrugën Prishtinë -Pejë, në fshatin Llapushnik, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Sinjalin se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Sot, rreth orës 10:45, në rr. Nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Llapushnik, është shkaktuar një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë një kamion dhe një automjet. Dy persona kanë marrë lëndime trupore, janë dërguar për trajtim mjekësore dhe pastaj janë liruar. Njësitet kompetente janë marrë me rastin”, ka thënë Hoxha

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera