Lajme

Dy serbë të plagosur në Veri, Sveçla jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 02 March 2023

Dy serbë në Mitrovicën e Veriut kanë mbetur të plagosur, dhe njëri prej tyre ndodhet nën tretman mjekësor, shkuan Gazeta Infokus.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se policia ka dyshime për dorasin e këtij akti, për të cilin thotë se gjithashtu është i nacionalitetit serb dhe pjesëtarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

“Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë. Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera