Lajme

Dy raste të vdekjes dhe 427 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 13 January 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 427 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 31 persona nga ky virus.

“Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

Në total numri i rasteve aktive është 2.811”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera