Dy raportet për Tahirin përfundojnë të hënën pasdite
Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 22 October 2017
Në seancën e së mërkurës, mazhoranca dhe opozita do të shkojnë me dy raporte të veçanta, atë të socialistëve, që janë kundër arrestimit të ish-ministrit Tahiri, dhe atë të demokratëve, për të cilët provat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë të mjaftueshme për të provuar lidhjen dhe implikimin e Saimir Tahirit me grupin “Habilaj”.
Të dyja palët e kanë nisur tashmë punën për hartimin e raporteve, bazuar mbi provat e paraqitura nga Prokuroria, ato të bëra publike për mediet, por edhe mbi provat e paraqitura vetëm për deputetët e Këshillit, të konsideruara “sekret hetimor”. Mazhoranca dhe opozita kanë kohë deri të hënën në orën 14, për të dorëzuar në Zyrën e Protokollit të Kuvendit raportet disafaqëshe, të cilat do t’i dërgohen Kuvendit përpara seancës së të mërkurës, në të cilën fillimisht fjala do t’i jepet deputetit Saimir Tahiri për të dhënë shpjegime, ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por për raportin nuk do të ketë diskutime dhe votimi do të jetë i fshehtë.
Petrit Vasili tha të dielën se Edi Rama ka përpara, të mërkurën, provën më të madhe morale dhe politike të qeverisë së tij.“Të mërkurën, Rama që llomotit pafund ka një provë të qartë: të vendoset me krimin apo kundër tij. Bëhet fjalë për krim të strukturuar. Në anën e ligjit, apo antiligjit… Parlamentit aktiv, që ndihmon organet e drejtësisë të vendosin drejtësi, apo do t’i mbulojë ato? Është për së fundmi për Reformën në Drejtësi, për të cilën u çorr vite të tëra për ta kapur drejtësinë, që do dënonte të pafajshmit dhe do të mbulonte të fajshmit. Votimi i djeshëm dhe vullneti për të mbështetur krimin u duk qartë. Do të doja dhe të prisja nga Rama frikacaku, që të vijonte të kërkonte vet t’i hiqej imuniteti. Ka një provë, prova e së mërkurës: o mbështesim Prokurorinë me atë çfarë po mbron dhe të zbardhë veprimtarinë e këtij grupi, ose s’ka pse rikthehet si vrasësi në vendin e krimit, të struket diku derisa ta gjejnë”, tha Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...