Dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të lënduar nga zjarri në banesën në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus
12:00 | 27 June 2026
Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri.
Banesa në Parkun e Qytetit në kryeqytet është kapluar nga flakët në orët e para të mëngjesit.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet, Lulzim Fushtica tha se zjarri tashmë është lokalizuar teksa ekipet po punojnë që të flakët të mos shpërndahen në ndërtesat ngjitur.
“Ende jemi duke intervenuar nga mëngjesi pas orës 07:00, të gjitha ekipet janë angazhuar: zjarrfikësit, policia, ekipet mjekësore, drejtoria e sigurisë. Jemi këtu për momentin situata është nën kontroll dhe jemi duke bërë çdo gjë që është e mundur që zjarri të mos përhapet në ndërtesat fqinje. Zjarri është lokalizuar dhe është fik, por ende kemi probleme, shpresojmë që shumë shpejtë edhe ky problem do të rregullohet. Zjarri është lokalizu ekipet janë të gjitha këto dhe për momentin nuk ka rrezik që zjarri të përhapet në ndërtesat tjera”, tha fillimisht ai.
Sipas tij të lënduar nga ky zjarr kanë mbetur dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të cilët kanë pësuar djegie gjatë intervenimit.
“Janë të lënduar dy qytetarë dhe tre zjarrfikës. Kanë marrë ndihmën e parë, një fëmijë i vogël është në Emergjencë, si pasojë e djegies që ka qenë në banesë ku ka fillu zjarri. Zjarrfikësit janë lënduar gjatë intervenimit, por nuk janë lëndime të mëdha apo serioze, por lëndime të natyrës së punës, qoftë djegie, lëndime që janë bërë dhe jemi duke bërë gjatë intervenimit në këtë lokacion”, tha ai për Klan Kosova.
Në anën tjetër, Fushtica tha se shkaktari i zjarrit është ende i panjohur dhe se hetimet do të bëhen pas përfundimit të intervenimeve.

T� tjera
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Fermerët vendorë i “shkel” importi – 50 milion kilogram qumësht e produkte të tij erdhën në Kosovë vetëm brenda këtij viti – ndikim pati edhe një vendim i Armend Mujës
Miliona kilogram qumësht e produkte të tij po importohen në Kosovë derisa pro...
-
“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj
Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajt ka reaguar pasi Gjykata...
-
“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”
Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur m...
-
Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj t...




























