Lajme

Dy prej të plagosurve në Obiliq në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 11 January 2022

Tre persona janë plagosur sot gjatë një përleshje me thikë në sheshin e qytetit në Obiliq. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa gjendja e dy prej tyre thuhet të jetë e rëndë.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora ka thënë për Gazetën Insajderi se gjendja e dy prej pacientëve është e rëndë.

Njëri nga pacientët sipas Bajgorës është në sallë të operimit, ndërsa tjetri po përgatitet për të ju nënshtruar operacionit.

-Advertisement-

Kurse, pacientët kanë lëndihme në kraharor nga mjete të mprehta.

“Gjendja e tyrë është e rëndë. Njëri prej tyre është në sallë të operacionit. Ata janë të lënduar me mjete të mprehta në kraharor. Njëri është operu, tjetri tash do të hyjë në operacion. Ndërsa, tjetri është në gjendje më të lehtë”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera