Lajme

Dy policë sulmohen me armë zjarri

Autori: Ermirë Berisha 10:19 | 17 March 2022

Mbrëmjen e së mërkurës dy persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të sulmojnë dy zyrtarë policorë me armë zjarri, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Policisë së Kosovës, këta dy policë janë sulmuar deri sa kanë qenë me rroba civile, ku fillimisht i kanë goditur fizikisht, pastaj kanë shtënë me armë.

Zyrtarët policorë janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit aktualisht janë në mbajtje.

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera