Lajme

Dy persona e grabitin prishtinasin dhe i kërkojnë ta mbyll biznesin

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 04 August 2024

Një person derisa ishte në banesën e tij në Prishtinë është sulmuar nga dy persona të armatosur, të cilët më pas e kanë marrë dhe e kanë grabitur.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa të dyshuarit ia kanë marrë paratë, kartela bankare si dhe kanë kërkuar nga viktima që ta mbyll biznesin e tij.

Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Rasti është duke u hetuar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera