Lajme

Dy ministra të Qeverisë së Kosovës shihen te Ura e Ibrit, nuk flasin për hapje

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 29 August 2024

Pas hapjes së zyrës së Postës së Kosovës në veri, dy ministra të Qeverisë së Kosovës, Elbert Krasniqi dhe Artane Rizvanolli janë parë duke kaluar tek Ura e Ibrit.

Të dy ministrat nuk janë deklaruar për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka thënë se hapja e Urës mbi lumin Ibër është liri e lëvizjes dhe liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë, e po ashtu edhe në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Derisa institucionet e Kosovës po kërkojnë që e njëjta të hapet, bashkësia ndërkombëtare deklarohet se hapja e Urës së Ibrit duhet të jetë pjesë e dialogut.

Kurti ka treguar se në këtë javë e po ashtu edhe në javën e ardhshme do të kenë vizita nga delegacioni i NATOS-, delegacioni danez e po ashtu edhe ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s.

Ura kryesore mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera