Lajme

Dy mijë tiketa të shqiptuara për mosrespektimin e masave anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 15 September 2021

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2.091 gjoba për personat të cilët nuk kanë respektuar masat anti-Covid, shkruan Gazeta Infokus.

Tiketa gjithashtu kanë marrur edhe persona të tjerë të cilët nuk kanë respektuar ligjin.

Për mosrespektimin e trafikut janë shqiptuar 1.847 tiketa, 16 aksidente kanë ndodhur me të lënduar, dhe 27 aksidente me dëme materiale.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, 33 persona janë arrestuar, 21 të tjerë janë në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 6 janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera