Lajme

Dy kushtet e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 07 December 2022

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka pasur përpjekje për t’i dhënë fund luftës përmes takimeve mes dy palëve me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Bjellorusisë.

Por këto takime kishin rezultuar si të dështuara, kurse me rritjen e intensitetit të sulmeve ruse mbi Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky u pati zotuar se nuk do të diskutojnë me rusët derisa Putini të jetë në pushtet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se i kanë dy kushte për përfundimin e luftës: që Rusia të heq dorë nga plani për pushtim dhe të tërheq trupat e saj nga territori i Ukrainës.

-Advertisement-

“Për të marrë fund lufta në Ukrainë, duhet të bëhen dy gjëra – të ndryshohet opinioni në Kremlin, e fuqitë si India mund të ndihmojnë në këtë. Moska duhet të heq dorë nga plani i saj për luftë dhe të nxisë paqen. Së dyti Rusia të tërheq forcat e saj nga tërë territori i Ukrainës”, shtoi Kuleba.

Në anën tjetër Kievi refuzon të dorëzohet, duke theksuar se në asnjë variant nuk duhet të fitojë Rusia në luftën që e filloi në një shtet sovran.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera