Sport

Dy kushtet e nënës së Rabiot që djali i saj të vazhdojë kontratën me PSG

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 16 October 2017

Veronique Raiot, nënë dhe agjentja e mesfushorit Adrien Rabiot ka dy kushte për PSG-në që djali i saj të vazhdojë kontratën.

Adrien Rabiot nuk është i lumtur me pozitën e tij si mesfushor defanziv në PSG dhe dëshiron që trajneri Unai Emery t’ia ndërrojë.

Ky në fakt është njëri nga dy kushtet që nënë e tij, Veronique i ka vënë PSG-së, nëse dëshirojnë që djali i saj të vazhdojë kontratën.

-Advertisement-

Sipas L’Equipe, kushti i dytë është që PSG të transferojë një mesfushor defanziv, i cili do të luante në vend të Thiago Mottas.

Rabiot dëshiron të ketë më shumë hapësirë në fushë dhe të jetë më i lirë, në vend që të përkujdeset vetëm për fazën mbrojtëse.

Kontrata aktuale e Rabiot me PSG skadon në vitin 2019.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera