Lajme

Dy kadetët kosovar diplomojnë në West Point, i pranishëm edhe Presidenti i SHBA-së Joe Biden

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 27 May 2024

Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në West Point.

Kadetët Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, pas katër vjetësh studimi rigoroz dhe sfidues, kanë përfunduar me sukses të lartë akademinë më prestigjioze në botë West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit.

-Advertisement-

Kadetët e sapo diplomuar do t`i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjell kështu eksperienca të reja, të cilat i fituan gjatë katër vjetëve të studimit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera