Lajme

Dy ish-deputetët e PDK-së, sot u shndërruan në figurat kryesore të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 17 December 2017

Dy ish figurat e Partisë Demokratike të Kosovës, Hydajet Hyseni dhe Ismail Kurteshi gjatë ditës së sotme u shndërruan në njerëzit kryesorë të Vetëvendosjes.

Kurteshi e Hyseni gjatë ditës së sotme udhëhoqën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së si dhe kumtuan qëndrimet e partisë pas mbledhjes.

Dikur ish-deputetë të PDK-së, Hydajet Hyseni e Ismail Kurteshi sot u bënë fytyrat kryesore të Vetëvendosjes.

-Advertisement-

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni foli për media pas mbledhjes së mbyllur brenda ndërmjet anëtarëve të VV-së, ai tha se i kanë shpallur zgjedhjet për Kryetar të Vetëvendsojes.

Ndërsa, Ismail Kurteshi në postin e sekretarit të VV-së, u mundua ta relativizojë situatën duke thënë se VV-ja do po i kthehet normalitetit dhe se shpejt do ta kenë edhe kryetarin e ri.Të dy dhanë fjalë të mira për diskutimet e mbledhjes, edhe pse nuk dihet se si u diskutua, ata thanë se mbledhja ka qenë në rregull.Në mbledhje munguan edhe disa prej figurave kryesore të VV-së.

Vetë kryetari aktual i kësaj partie, Visar Ymeri bëri me dije se nuk do të jetë pjesëmarrës në këto diskutime, për çka u linçua publikisht nga përkrahësit e Albin Kurtit.

Ata e quajtën Ymerin, të pa përgjegjshëm, të dobët s’e si nuk ka mësuar asgjë nga “Baba i Vetëvendosjes”, Albin Kurti etj.Por, vëmendja më e madhe iu kushtua letrës së shkruar nga burgu, shkruar nga lideri shpirtëror i VV-së Albin Kurti.

Kurti në një farë mënyre edhe pse jo fizikisht e dirigjoi mbledhjen nga larg. Ndër të tjera ai ua bëri me dije të gjithëve se nuk janë të pazevendësueshëm.

Përderisa thoshte se do ta kishte falur Aida Dërgutin që e quajti mut edhe po të mos kërkonte falje.Kurti goditi krahun e Dardan Molliqajt, ndërsa Ismail Kurteshi dhe Hydajet Hyseni relativizuan situatën deri në maksimum.

Hydajet Hyseni ishte pjesë e PDK-së deri në vitin 2014, ndërsa Ismail Kurteshi ishte pjesë e PDK-së deri në vitin 2010. Të dy iu bashkuan VV-së dhe sot po luajnë role të mëdha në këtë parti.Përçarjet brenda VV-së supozohet se do ta çojnë në ndryshime të mëdha këtë subjekt politik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera