Fokus

“Dy duar për një kokë e kokën për atdhe”, pamje nga ceremonia e varrimit të Faton Hajrizit

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 11 August 2024

Faton Hajrizit sot po i jepet lamtumira e fundit në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skenderaj.

Mijëra qytetarë janë duke marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, dhe sic shihet nga pmjet e realizuara nga Gazeta Infokus, tashmë kjo pjesë është mbushur me njerëz dhe vetura.

Aty është vendosur edhe një pankartë me fotografi të Faton Hajrizit ku shkruan “dy duar për një kokë e koka për atdhe”.

-Advertisement-

Faton Hajrizi u vra në Serbi afër kufirit me Bosnjën me 19 korrik pas dyshimeve se vrau një polic serb. Ai ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës me 6 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera