Lajme

Dy deputetët e LVV-së sot zyrtarizojnë largimin nga partia dhe aderimin në AKR dhe PD

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 01 October 2024

Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica, sot pritet ta zyrtarizojnë largimin nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ku do të dalin bashkë me përfaqësues të AKR’së dhe bashkë me Ferid Aganin e PD-së.

Kështu bëhet e ditur në një email që ka ardhur në adresë të gazetës dje në mbrëmje.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.

Konferenca mbahet nesër më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Jeni të mirëpritur!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera