Lifestyle

Dy automjete ndodhen në një kryqëzim ku ka semaforë dhe shenja komunikacioni – Kush ka përparësi kalimi?

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 28 October 2023

Për çfarë bëhet fjalë?

Në rrjetet sociale mund të shihni përgjigje të ndryshme… Shtrohet pyetja, kush e ka të drejtën e kalimit – autobusi që kthehet majtas apo vetura që shkon drejt?

Hierarkia e rregullave të komunikacionit është si vijon: Polici rrugor, automjetet e shërbimit emergjent, semaforët, shenjat e trafikut dhe rregullat e përgjithshme të komunikacionit (p.sh. rregulli i krahut të djathtë).

-Advertisement-

– Në foto shohim se drita jeshile është ndezur për të dyja automjetet. Në anën e automobilit, shohim një trekëndësh të përmbysur që tregon se automobili nuk ka të drejtën e kalimit, ndërsa përpara autobusit, përballë nesh me kokë poshtë, është një shenjë romboide që mund të përfaqësojë vetëm një shenjë përparësie kalimi.

Për t’i bërë gjërat më të qarta, ka një tabelë përpara makinës që tregon se cila korsi ka përparësi (një shenjë katrore nën trekëndëshat e përmbysur).

Megjithatë, të gjitha shenjat janë më pak të rëndësishme nëse semafori është i ndezur, gjë që ka më shumë rëndësi.

Në komente, na shkruani, kush ka të drejtë kalimi në këtë kryqëzim: autobusi apo vetura?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera