Dy anije të tjera me drithëra nisen nga Ukraina

Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 13 August 2022
Edhe dy anije të mbushura me drithëra u largohen nga Ukraina më 13 gusht, në bazë të marrëveshjes të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rikthyer eksportet e drithërave dhe produkteve bujqësore, tha Ministria turke e Mbrojtjes.
Në 16 ka shkuar numri i përgjithshëm të anijeve që transportojnë drithëra ukrainase.
Anija Fulmar S me flamur të Barbados, u largua nga porti ukrainas Chornomorsk dhe po transporton 12.000 ton misër në provincën jugore të Turqisë, Iskenderun, thuhet në deklaratë.
Anija Thoe, nën flamurin e Ishujve Marshall, lundroi nga i njëjti port dhe u nis për në Tekirdag të Turqisë me 3.000 tonë fara luledielli, shkruan Reuters.
Tutje thuhet se një anije tjetër do të niset të shtunën nga Turqia në Ukrainë për të blerë drithëra.
Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha të shtunën se 16 anije që transportonin 450.000 ton produkte bujqësore ishin nisur nga portet detare të Ukrainës që nga fillimi i gushtit, sipas marrëveshjes që siguronte kalim të sigurt për anijet.
Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe synon të zhbllokojë tri portet ukrainase, që janë bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor.
Ukraina shpreson të rrisë eksportet e saj detare në mbi 3 milion ton drithë dhe produkte të tjera bujqësore në muajt e ardhshëm./REL

Të tjera
-
“Njëri me djegie në trup”, për tjetrin “s’dihet asgjë”, mediat në Maqedoni shkruajnë për këngëtarët që po performonin në klubin e natës
Pas zjarrit që shpërtheu në diskotekën “Puls” në Koçan të Maqedonisë së Veriu...
-
Ndalohet pronari i diskotekës në Koçan – licensa e punës skadonte më 24 mars
Policia ka ndaluar pronarin e klubit “Puls” ku shpërtheu zjarri e që mori jet...
-
Shkon në 59 numri i viktimave nga zjarri në klubin e natës në Koçan
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka konfirmuar s...
-
Tragjedia në Koçan: 152 pacientë të hospitalizuar – 18 në gjendje kritike
152 pacientë janë të hospitalizuar në institucione të ndryshme shëndetësore t...
-
Policia e Kosovës: Kujdes me ndezjen e zjạrreve, do të ketë masa ligjore për shkelësit
Në përpjekje për të mbrojtur mjedisin dhe sigurinë publike, Policia e Kosovës...
-
20-vjeçarja dëshmon për tragjedinë: Po iknim, s’e di ku është motra ime, rashë dhe njerëzit më shkelnin
Marija Taseva, një 20-vjeçare e cila ka mbetur e lënduar nga zjarri në diskot...
-
Zjạrri në Koçan, Konjufca: Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për 5...
-
Presidenca: KQZ nuk ka adresuar ndonjë propozim për shkarkimin e Sami Kurteshit
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, të mërkurën ka eskalua...
-
Kurti shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave nga tragjedia në Maqedoni të Veriut
Kryeministri Kurti ka reaguar pas tragjedisë me 51 të vdekur në Kocan të Maqe...
-
Tragjedia në Koçan, Serafimova: Disa persona të vdekur nuk kanë pasur letërnjoftime me vete, presim familjarët t’i identifikojnë trupat
Drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova është deklaruar për me...
-
Rama: Të gatshëm t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut pas zjạrrit në Koçan
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i gatshëm të ndihmojë Maq...
-
Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut: Shprehim ngushëllime për viktimat nga zjạrri në Koçan
Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut ka shprehur ngushëllime për vdekjen ...