Lajme

Dushi: Vota e qytetarëve është e garantuar

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 11 June 2017

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë të dielën në një konferencë për media se të gjitha institucionet kushtetuese janë angazhuar, si asnjëherë më parë për të garantuar procesin zgjedhor dhe votën e qytetarëve.

“Ftojmë qytetarët me të drejtë vote që të dalin sa më masivisht për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese për të votuar. Vota e tyre do të jetë e garantuar. Për këtë, kësaj radhe si asnjëherë më parë janë angazhuar të gjitha institucionet kushtetuese të vendit”, ka thënë Dushi.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në zgjedhje, që po vërehet sot, forcon demokracinë tonë përfaqësuese si dhe përcakton rrugën e vendit tonë në proceset integruese euro-atlantike.

-Advertisement-

“Dalja e qytetarëve në zgjedhje dhe procesi i rregullt zgjedhor, është argumenti më i mirë se ne po ndërtojmë një demokraci të mirëfilltë evropiane. Ftojmë po ashtu subjektet politike dhe koalicionet, anëtarësinë e tyre dhe qytetarët, si dhe të gjithë akterët e tjerë që të respektojnë kodin e mirësjelljes dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, ka thënë Dushi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera