Dushi: Presion Beogradit që t`i gjejë vrasësit e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij
Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 25 March 2018
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi ka kujtuar vrasjen e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij, në përvjetorin e 19-të.
Ai ka thënë se mosndriçimi i vrasjes së trefishtë tregon vazhdimësinë e qasjes kriminale të secilës qeveri serbe për atë që kishte ndodhur në Kosovë dhe më pas.
Dushi është shprehur se institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare duhet të ushtrojnë presion në Beograd që ata të gjejnë dhe të ndëshkojnë vrasësit e familjes Kelmendi.
Më poshtë gjeni komentin e tij të plotë:
Vrasja e Avokatit të Kosovës
Nëntëmbëdhjetë vite nga vrasja e Avokatit Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.
Ishte ndër vrasjet më të tmerrshme që ishin kryer në Prishtinë, në natën që sapo kishin filluar bombardimet e NATO-s kundër Serbisë dhe forcave të saj në Kosovë, e cila padyshim ishte vrasje e porositur nga strukturat më të larta të regjimit kriminal të Beogradit dhe ishte ekzekutuar nga skuadrat vrasëse të strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes së këtij regjimi që po kryenin krime të përmasave gjenocidale në Kosovë.
Vrasja e Avokatit Bajram Kelmendi dhe e bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, edhe pas kaq viteve, konsiderohet si vrasja e vetme politike e kryer gjatë luftës e që, pavarësisht se dihet saktë se ishte instruktuar nga regjimi kriminal i Beogradit, mbetet ndër vrasjet e vetme për të cilat mungon edhe informacioni publik më i vogël sa i përket ekzekutorëve të këtij projekti që kishte për qëllim ndëshkimin e një familjeje të tërë për veprimtarinë e tyre në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve të Kosovës të cilëve, sidomos gjatë viteve të nëntëdhjeta, të drejtat dhe liritë themelore iu ishin mohuar pothuajse në tërësi.
Mosndriçimi i vrasjes së trefishtë në familjen Kelmendi, edhe sot e kësaj dite, tregon saktë për vazhdimësinë e qasjes kriminale të secilës qeveri serbe në raport me atë çfarë kishte ndodhur në Kosovë, por edhe më pas. Mosndriçimi i këtij rasti, por edhe rasteve të tjera, është treguesi më i pakontestueshëm se, qeveritë në Beograd edhe mund të ndryshojnë, por jo edhe qasja e tyre armiqësore ndaj shqiptarëve.
Institucionet tona shtetërore e institucionet ndërkombëtare sidomos, duhet të ushtrojnë presion mbi qeverinë e Beogradit, sot dhe nesër, me qëllim që ajo të gjejë e të ndëshkojë vrasësit e Avokatit të Kosovës, Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij. Qeveria e Beogradit sot, ka informacione të sakta mbi urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtij akti makabër, nisur nga fakti se, presidenti i sotëm Vuçiq, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë sot në Serbi, gjatë kohës së luftës, mbanin pozita kyçe në qeverinë e Millosheviçit. Prandaj, të njëjtit nuk mund të shtiren as të painformuar e as jo përgjegjës për krimet e kryera në Kosovë. Ndryshe, nëse vazhdohet me këtë qasje, paqja kaq shumë e synuar në mes të popujve tonë, do të jetë diçka e paarritshme.
…
Bajram Kelmendi, ishte bashkëthemelues dhe një kohë Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë (KMDLNJ); ishte ndër nismëtarët e Lëvizjes gjithëpopullore për pajtimin e gjaqeve. Ishte i pari shqiptar që e denoncoi me shkrim dhe hapur për krime lufte Sllobodan Millosheviçin në organet gjyqësore të atëhershme, duke punuar ditë e natë në ushtrimin e denoncimeve dhe kompletimin e materialit argumentues kundër tij në Tribunalin e Hagës, të cilin e vizitoi personalisht tri herë dhe i dorëzoi ato materiale të cilat dëshmonin qartë krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga regjimi i Millosheviçit.
Bashkë me akademik Gazmend Zajmin kishte inicuar procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për dhënien e pëlqimit (të dhunshëm) për ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë, me të cilat ndryshime Kosovës iu hoq autonomia, të cilën e kishte fituar me Kushtetutën e vitit 1974.
Bajram Kelmendi ishte edhe anëtar i Grupit Negociator i njohur me shkurtesën “G-15”, për zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës, grup i cili ishte formuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova etj.
Të tjera
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...