Shëndetësi

Dushi i ftohtë ka përfitime të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 30 September 2017

Dushi me ujë të ftohtë në vend të atij me ujë të ngrohtë ka shumë përfitime për shëndetin tonë – nga shkrirja e dhjamit të tepërt, përmirësimit të imunitetit, qarkullimit më të mirë të gjakut dhe lëkurë më të pastër e më të shëndetshme.

Më poshtë mund të gjeni disa prej përfitimeve shëndetësore që mund të keni nëse aplikoni dushin me ujë të ftohtë.

Dushi me ujë të ftohtë ndihmon pas ushtrimeve

-Advertisement-

Nuk ka asgjë më të mirë për të zvogëluar dhimbjen pas ushtrimeve të lodhshme se sa dushi me ujë të akullt gjë të cilën e aplikojnë atletët rregullisht, transmeton Klan Kosova.

Nëse mendoni se një gjë e tillë është shumë për ju, thjesht mund të bëni një dush të shpejtë pas sesionit tuaj të stërvitjes.

Dushi me ujë të ftohtë ndihmon shkrirjen e dhjamit

Trupi ynë ka dy lloje të dhjamit: yndyrën me ngjyrë të bardhë dhe atë me ngjyrë kafe. Yndyra me ngjyrë të bardhë është yndyra e keqe e cila krijohet pasi konsumojmë më shumë kalori sesa nevojat e trupit tonë dhe ato kalori grumbullohen kryesisht në zonën e belit, në pjesën e poshtme të shpinës, qafës dhe tek kofshët.

Yndyra me ngjyrë kafe është përgjegjës për gjenerimin e nxehtësisë për ta mbajtur trupin të ngrohtë. Ajo që nuk e dini është se ky lloj i yndyrës aktivizohet për shkak të ftohtit ekstrem dhe kështu uji i ftohtë ndihmon në djegien e kalorive për ta mbajtur trupin të ngrohtë, gjë që rezulton në humbje peshe.

Sipas studiuesve skandinavë, ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta rrit normën metabolike të yndyrës kafe deri në 15-fish, gjë që mund t’ju ndihmojë të humbni 9 kilogramë në një vit.

Dushi me ujë të ftohtë forcon imunitetin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut

Dushi me ujë të ftohtë forcon sistemin tuaj imunitar duke nxitur lirimin e qelizave të bardha të gjakut që ju mbrojnë nga viruset, ftohjet dhe sëmundjet e tjera.

Gjithashtu, një dush i tillë përmirëson qarkullimin e gjakut gjë që parandalon hipertensionin.

Dushi me ujë të ftohtë ju bën të keni flokë dhe lëkurë më të bukur

Uji i ftohtë ka aftësinë për të shtrënguar kutikalet dhe poret tuaja, duke i penguar ato të bllokohen, që do të thotë se kështu mbron lëkurën tuaj nga krijimi i puçrrave të fytyrës.

Dushi me ujë të ftohtë është gjithashtu i mirë për flokët tuaj, sepse i bën ato më të buta dhe me shkëlqim.

Dushi me ujë të ftohtë rrit disponimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera