Lajme

Durrës, të shtëna me armë zjarri drejt makinës

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 13 September 2022

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ndaj një makine në qytetin e Durrësit. Korrenspondentja e Klan News në Durrës, Enkelejda Arapi raporton se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë në zonën e plazhit.

Sipas informacioneve, makina në pronësi të B.A. 52 vjeç nga Maqedonia e Veriut ka qenë e parkuar kur është qëlluar me armë në drejtim të mjetit.

Në makinë nuk ka qenë asnjë person dhe nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

-Advertisement-

Policia thotë se ka identifikuar automjetin tjetër nga u qëllua me armë, por nuk bën me dije asnjë të dhënë tjetër për shkak të hetimeve.

NJOFTIMI I POLICISË SË DURRËSIT:

Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera