Durrës: Shkarkohen nga anija kontejnerët me mbetje të dyshuara si të rrezikshme
Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 08 November 2024
Në Shqipëri, anija e e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, u lejua të hyjë sot në portin e Durrësit, në përfundim të një odiseje disa mujore në det. Ngarkesa e cila dyshohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, është vënë nën sekuestro nga Prokuroria. Të gjithë kontejnerët u trasnportuan në një zonë të sigurt, ku do të ruhen ndërsa kampionë nga përmbajtja e tyre do të dërgohen në disa laboratorë të huaj për të verifikuar përbërjen.
Pas një pritjeje të gjatë në radë, që prej datës 28 tetor, anija Moliva, e ngarkuar me mbi 100 kontejnerët me mbetjet industriale të uzinës metalurgjike të kompanisë Kurum, hyri sot në mëngjes në portin e Durrësit. Ndonëse Prokuroria kishte urdhëruar sekuestrimin e ngarkesës prej afro 2100 tonelatash, vetëm të premten, autoritetet përgjegjëse për ekzekutimin e këtij urdhëri bën të mundur zbatimin e tij.
Kontejnerët u shkarkuan në portin e Durrësit, për t’u transportuar nën masa sigurie, drejt një zone të rrethuar në Porto Romano. “Çdo veprim është regjistruar dhe dokumentuar përmes procesverbalëve dhe kontenierët janë kontrolluar, skanuar dhe verifikuar, që nga gjendja e tyre e jashtme, deri tek të gjithë elementët e tjerë të sigurisë”, bëri të ditur Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila mori në dorëzim ngarkesën.
Prokuroria e Durrësit, pritet që të marrë kampionë të ndryshëm nga kontejnerët, për t’ia nënshtruar analizave laboratorike, të cilat pritet të vërtetojnë dhe përmbajtjen e tyre.
Drejtor i Drejtorisë së Derregullimit, Lejeve dhe Licencave e Monitorimit, në ministrinë e Mjedisit, Athanas Karaja, i cili shoqëronte ministren Mirela Kumbaro në një seancë në komisionin parlamentar të Veprimtarive prodhuese, shpjegoi se analizat do të kryhen jashtë vendit: “Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, do të merren mostrat. Do dërgohen në Belgjikë, në Zvicër dhe në tre laboratorë të specializuar. Do vijë përgjigja. Nëse është mbetje do të nisin pasojat dhe diskutimi tjeetër. Por deri në momentin që ne flasim askush nuk i ka etiketuar si mbetje, për faktin se në të gjithë dokumentacionin shoqërues, ajo ka ikur nga territori shqiptar si mall”.
Ngarkesa ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën, e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ (BAN) me seli në Seattle të Shteteve të Bashkuara. Sipas kësaj organizate, dyshohet se bëhet fjalë për pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, më përmbajtje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer.
Kontejnerët u ngarkuan në portin e Durrësit, pasi mbetjet kishin qëndruar më parë në një mjedis të hapur. Eksporti i tyre u krye nga kompania shqiptare Sokolaj, e cila në deklaratat doganore dhe dokumentacionin shoqërues dorëzuar autoriteteve nuk ka njoftuar se bëhet fjalë për mbetje, aq më tepër të rrezikshme, siç dhe janë ngritur dyshimet.
Në muajin gusht, pas alarmit të dhënë nga BAN, ngarkesa mori rrugën e kthimit për në Shqipëri. Në atë kohë ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit, dolën me një qëndrim të përbashkët ku theksonin se “Shqipëria nuk mund të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”.
Por në të kundërt, Prokuroria e Durrësit, një ditë përpara se anija të shfaqej pranë portit të Durrësit, urdhëroi sekuestrimin. Për këtë rast, është duke u kryer një hetim dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel./VOA
Të tjera
-
Ky është shteti që po dyshohet se rrëzoi aeroplanin ku vdiqën mbi 30 persona
Një avion i linjës Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua ditën e Krishtlindjes...
-
Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi është në përputhje me Ligjin
Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Ku...
-
Dështon mbledhja e KQZ’së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës...
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar...
-
Policia me detaje të reja për valixhen e dyshimtë në Ferizaj
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani të Ferizajt, shkak mungesa e rrymës
Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është ...
-
Çfarë dihet për rrëzimin e avionit në Kazakistan që vrạu 38 nga 67 personat në bord
Një avion i linjës së Azerbajxhanit është rrëzuar në Kazakistan duke vrarë 38...
-
Valixhe e dyshimtë në afërsi të një banese ndërtimi në Ferizaj, policia jep detaje
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
BQK: Kosovarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi sesa vitin e kaluar
Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka rikapitul...
-
Ushtarët e KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave të turmave në Kosovë
Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë përfunduar trajnimin ...
-
Mbyllet institucioni paralel serb në Mitrovicë të Veriut
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot është mbyllur një...
-
“Qeveri e idhnakëve”: Jasharaj i SBAShK thotë se formularin për heqje dorë nga shtesat, Murati do ta aplikojë edhe ndaj sektorit publik
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK ka folur për vendimin e Qeverisë që t’i ja...