Lajme

Durmishi: Nesër del raporti i stabilitetit të Urës së Ibrit

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 12 August 2024

A është mjaftueshëm stabile Ura e Ibrit për qarkullim të automjeteve pritet të dihet më 13.08.2024, përmes një raporti të përpiluar nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet e urës.

Raporti pritet së pari t’i dorëzohet Ministrisë së Infrastrukturës më 13.08.2024, tha zëvendësministri Hysen Durmishi.

“Nesër del raporti. Na e dërgon kompania, e na (Ministria) e publikojmë”- tha Durmishi për Kallxo

-Advertisement-

Më 08.08.2024, Durmishi kishte thënë për media se brenda dy- tri ditëve e presin raportin final pas testimeve dhe matjeve në Urën e Ibrit.

“Ka qenë me procedurë të përshpejtuar. Pak kompani kanë pajisje të tilla për matjen e stabilitetit të urës. Janë përfunduar të gjitha procedurat, është nënshkru kontrata, kemi fillu punimet dhe besoj që sot përfundon testimi, brenda dy-tri dite e presim raportin final” -kishte thënë Durmishi.

Nesër bëhen një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit, të cilën po mëtojnë ta hapin së shpejti autoritetet kosovare, anipse po kundërshtohet nga faktori ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera