Durmishi ia kthen Haradinajt: S’e marr seriozisht, i janë lodhë meshkujt
Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 31 March 2022
Edhe zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi është përfshirë në debatin e veteranëve.
Durmishi ka minimizuar kërcënimin që Ramush Haradinaj i ka bërë mbrëmë Albin Kurtit në lidhje me pagën e veteranëve.
“Unë nuk e marr seriozisht këtë kërcënimin e Haradinajt pasi këtij i janë lodhur meshkujt”, ka deklaruar Durmishi me ironi në “Debat Plus”.
Ai thotë se ligji i veteranëve ka shumë të meta dhe duhet rishqyrtuar.
“Ne e dimë se UÇK-ja është themeluar zyrtarisht në vitin 1994. Ligji parasheh benificionet vetëm për tri vite. Shembull komandant Mjekra ishte pjesë e UÇK-së por ai është vrarë në Preshevë dhe si i tillë nuk konsiderohet dëshmor me ligjin e Kosovës. Njëjtë vlen edhe për Tahir Sinanin që u vra në Maqedoni”, tha ai në RTV Dukagjini.
Durmishi i cili vet është veteran i UÇK-së thotë se asnjë subjekt politik në Kosovë nuk ka më shumë veteranë të UÇK-së se Lëvizja Vetëvendosje.
“Gjysma e Kosovës është me vetëvendosjen dhe rrjedhimisht kemi shumë veteranë. Kemi veteranë të luftës në struktura udhëheqëse të LVV-së. Në AAK ka veteranë në struktura, derisa në PDK më nuk ka”.
Ai thotë se nuk është në rregull të akuzohet Vetëvendosje për politika kundër veteranëve të UÇK-së.
Të tjera
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...