Sport

Durmishaj zgjedh përfaqësuesen e Greqisë?

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 06 March 2019

Fiorin Durmishaj është gjithnjë e më larg Shqipërisë. 22-vjeçari i cili po zhvillon një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Panionios teksa ka arritur të realizojë 11 gola mes kampionatit dhe Kupës së Greqisë, me shumë gjasa ka vendosur të zgjedhë përfaqësuesen helene në rang kombëtaresh dhe jo atë kuqezi.

Mediat në Greqi janë të bindura për këtë madje menaxherët e lojtarit kanë nisur plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm që Durmishaj të jetë pjesë e përfaqësueses greke. Edhe pse ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë 22-vjeçari nga Vlora por i lindur në Athinë dhe rritur në Greqi, tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, që me shumë gjasa nuk do të jetë pro Shqipërisë.

Trajneri i Greqisë, Angelos Anastasiadis e ka thënë publikisht se e do 22-vjeçarin në skuadër. Fakti që Durmishaj ka luajtur me U-21 e Shqipërisë pritet të jetë një problem për grekët, por asgjë që nuk mund të zgjidhet.

-Advertisement-

Në Greqi, janë të bindur se Durmishaj do të luajë për kombëtaren helene. FSHF do të plotësojë disa dokumente “lirimi” dhe Durmishaj do të aktivizohet për kombëtaren bardheblu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera