Lajme

Durim Berisha: Shqetësuese që Shtëpia e Bardhë nuk i hap dyert për Kurtin e Osmanin, e Haradinaj depërton

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 11 May 2022

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Durim Berisha, ka thënë se është shqetësues fakti që Shtëpia e Bardhë nuk i ka hapur dyer për Presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, e kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj po depërton, shkruan Reporteri.net.

Sipas Berishës, për takime e politika të rëndësishme edhe t’paguhen miliona nuk është gabim.

“Pertej ironise, ka qene shqetesuse kur ne vitin 2020 ministri i jashtem i Kosoves komentonte rreth keshilltareve te kryeministrit – e ne anen tjeter Skender Hyseni takohej me Grenellin. Vazhdon me qene shqetesues fakti qe Shtepia e Bardhe nuk i ka hapur dyert per udheheqesit e institucioneve te Kosoves, e ne anen tjeter deperton Ramushi.

-Advertisement-

Per takime e politika te rendesishme t’paguhen edhe miliona nuk eshte gabim. Sidomos kur dihet sa agresiv eshte Lobi Serb ne Evrope dhe ShBA. E besa edhe lobi i ahmakeve tone. Nuk bahet shtet me OJQ”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, Berisha ka qenë më herët këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera