Auto&Tech

Dukje mahnitëse dhe teknologji e lartë në Mazda 3 të ri, që prezantohet në fund të vitit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 05 June 2018

Sa i përket teknologjisë, thuhet se do të jetë si “central elektrik”

Mazda do t’i befasojë entuziastët dhe të mposhtë konkurrencën, me dukjen mahnitëse që do ta ketë modeli i ri, të cilin e prezanton në Los Angeles Auto Show gjatë muajit nëntor, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave që merren me automobilizëm, gjenerata e katërt e kësaj veture do të përmbajë disa prej modifikimeve më të reja, që i ka krijuar Mazda.

-Advertisement-

Pos këtyre, Mazda 3 që lansohet më 2019, do të ketë teknologji shumë të lartë, si pjesë kryesore e së cilës është SkyActiv-X, që merret me sistemin e punës së motorit.

Kandelat e makinës do të jenë shumë më funksionale, duke mundësuar kalimin prej benzinës në naftë me lehtësi shumë më të madhe.

Në anën tjetër, zyrtarë nga ky prodhues japonez, kanë thënë se do të ketë pamje mahnitëse, që do ta trashëgojë nga Kai Concept.

Enterieri do të ketë po ashtu dukje të bukur, që thuhet të jetë kombinuar prej brendësive më të mira nga makinat Mazda.

Nuk janë treguar detajet, por thuhet të jetë shumë i ngjashëm me Mazda 6 dhe Mazda 9. Të gjitha këto, janë bërë që të mposhtet konkurrenca, e veçanërisht rivali kryesor që konsiderohet të jetë një Volkswagen Golf.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera