Opinione

Duke votuar kandidatët nga Anamorava do të  fuqizohet edhe trekëndëshi  kufitarë  Gjilan-Kumanovë-Preshevë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 07 June 2017

Shkruan: Refik  Hasani

Të gjitha votuesit ku do që janë me banim me të drejtë vote nga Gjilani dhe Komunat e Anamoravës do të duhej votuar dhe mbështetur në radhë  të  parë  kandidatët  nga  Komuna dhe Rajonit që i përkasin. Po ashtu, të gjithë qytetarët me të drejtë vote që janë të ardhur nga tri komunat  do të duhej votuar dhe mbështetur në radhë të parë kandidatët që garojnë nga kjo pjesë.

Zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor në fund të  kësaj  jave  për legjislaturën e gjashtë janë një mundësi dhe një shans që duke mbështetur kandidaten për deputet do të mbështesim Gjilanin, do ta fuqizojmë Anamoravën dhe direkt e indirekt është një përkrahje për Krahinën shqiptare që përfshin komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe zonën Kumanovë Likovë. Duke votuar kandidaten nga  Gjilani e Anamorava do ta mbështesim vetën tonë. Ne jemi Rajoni që më së shumti kemi nevojë për investime dhe përfaqësim në pozita kyçe në nivelin qendror,sepse jemi trekëndësh kufitar-strategjik i interesit Ekonomik dhe Kombëtarë, kjo legjislaturë do të duhej, dhënë zgjidhje për të:

-Advertisement-

  • Përfunduar Autostradën që lidh Gjilanin e Anamoravën me Prishtinë, Detin Adriatikë Shqiptarë, por edhe duke rregulluar infrastrukturën rrugore që lidhë Gjilanin me Preshevë, Kamenicë, Bujanoc,Viti, Novobërdë, Medvegjë etj,
  • Filluar funksionuari Zona Ekonomike,miratimin e infrastruktës ligjore lidhur me bashkëpunimin në binjakëzim, vëllazërim e miqësim dhe bashkëpunimi ndërkufitarë dhe  investime në  partneritet , në projekte dhe program të BE-së të IPA-s,
  • Zgjidhur njëher e përgjithmon problemi i Lumit Mirusha,ujërave të zeza,Lumit Morava etj,
  • Funksionalizuar rruga Gjilan-Kumanovë përmes Zhegrës dhe plotësuar me shërbime spitalin Regjional në Gjilan,
  • Universitetin publik ,,Kadri Zeka’’, të hapë drejtime të reja duke përmbushur nevojat jo vetëm të Gjilanit e Anamoravës por edhe Rajonit Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e zonën Kumanovë e Likovë si dhe ndërtimi i kampusit Universitarë dhe bibliotekës Rajonale. Duke u fuqizuara kandidatët nga ky Rajon do të jemi afër realizimit dhe konkretizimit të projekteve që u cekën më lartë dhe shumë investimeve tjera.

Unë jam i pavarur pasi nuk jam anëtarë apo strukturë  i asnjë subjekti politik,prandaj mora guximin të shkruaj dhe të bëjë një apel publik  që të mbështesim kandidatët e Komunave dhe Rajonit tonë. Fuqizimi i Komunës së Gjilanit dhe Rajonit ton është më se i domosdoshëm, por jo i pamundur. Duke votuar më 11 qershor kandidatët nga Gjilani e Anamorava do të kemi investime e projekte në interes të  trekëndëshit  kufitar  të tri Rajoneve. Pasi t’i mbështesim të gjithë ne bashkërisht do të duhej kërkuar llogari për projekte, investime dhe përfaqësime tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera