Lajme

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sụlm kardiak, vdẹs një person në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 22 January 2025

Një person derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor gjatë rrugëtimit kishte mbetur i shtrirë në veturës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:55, në Suharekë.

Tutje thuhet se mjeku kujdestar më të arritur në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër

-Advertisement-

“Raportohet se viktima m/k derisa ishte duke  shkuar për të kërkuar tretman mjekësor,  pasi që nuk ishte ndier mirë me shëndet, gjatë rrugëtimit ishte mbetur i shtrirë në veturë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Mjeku kujdestar me të arritë në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër dhe e kishte konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera