Sport

Dukagjini i Klinës synon këtë vit Superligën përmes Barazhit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 19 May 2017

Dukagjini i Klinës vazhdon me rezultatet pozitive në Ligën e Parë dhe synimi i klinasve mbetet rikthimi në elitën e futbollit të Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Skuadra nga Klina është vetëm një pike larg për të siguruar ndeshjen e barazhit për një rikthim ne Superligë që zgjati plot 14 vite, këtë fundjavë  skuadra nga Klina luan kundër 2 Korrikut dhe një pik e vetme siguron ndeshjen e barazhit dhe ëndrrën e qytetarëve të Klinës për një rikthim në Superligë.

Pas rikthimit të Altin Merlaku dhe Granit Avdyli nga skuadra e Drenicës  dhe ardhjes së Fatlum Gashit nga skuadra e Besës gjatë afatit kalimtar të janarit gjasat janë rritur shumë.

-Advertisement-

I rikthyeri nga skuadra e Drenicës në një prononcim  për portalin Infokusi Altin Merlaku njëri nga sulmuesit më të mirë në Ligen e Parë tha se u rikthye  tek Dukagjini që ta realizojë ëndrrën e tij dhe qytetarëve të Klinës për rikthim në Superligë dhe premtoj angazhim maksimal.

Skuadra e Dukagjinit njihet edhe për përkrahjen  e madhe të tifo grupit të tyre “hithat”  që i përkrahin  në çdo ndeshje .

Në një prononcim për Infokusin  njëri nga themeluesit e tifo grupit “hithat” Qendrim Bojaj tha se ka ardhur  koha e rikthimit në Superligë dhe ne si tifo grup së bashku me qytetarët e Klinës do ta përkrahim në maksimum skuadrën drejt  një ëndrre që po bëhet realitet pasi që kemi ekip që lufton e luan me krenari për këtë fanellë./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera