Sport

Dukagjini bën mrekullinë, me dy lojtarë më pak e mposhtë Feronikelin

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 09 November 2024

Skuadra nga Klina, Dukagjini, mbeti me dy lojtarë më pak.

Por, kjo nuk i pengoi ata që të marrin pikët e plota kundër Feronikelit ’74.

Dukagjini ishte i pari që kaloi në epërsi në minutën 58’, ndërsa 3 minuta pa përfunduar koha e rregullt, skuadra nga Drenasi barazoi shifrat.

-Advertisement-

Megjithatë, vendësit nuk u dorëzuan dhe shënuan sërish për rezultatin 2-1 (89’).

Kjo fitore e çon Dukagjinin në kuotën e 17 pikëve pas 13 xhirove, kurse Feronikeli 74 mbetet në fund me vetëm 3 pikë.

Ndeshja tjetër e AlbiMall Superligës së Kosovës, e transmetuar po ashtu në kanalet sportive të Artmotion, ajo mes Gjilanit dhe Suharekës përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Me pikët e ndara, Suhareka zë vendin e 5-të me 18 pikë nga 12 xhiro, kurse Gjilani në të 8-tin me 14 pikë nga 13 xhiro të zhvilluara..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera