Sport

Duka: Ndarja me Kosovën është keq për Shqipërinë, kemi më pak alternativa

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 17 September 2018

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë mbrëmë, pas shumë pyetjeve të panelit rreth situatës së fundit të krijuar në kombëtaren shqiptare, dhe gjithashtu ka folur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës dhe ndikimin e saj në atë të Shqipërisë .

Kosova në futboll ka filluar shumë mirë në Ligën e Kombeve, ku ende nuk ka pësuar humbje, me barazimin në Azerbajxhan dhe fitoren në Prishtinë kundër Ishujve Faroe.

Përfaqësuesi i Kosovës është renditur në mesin e pesë vendeve që nuk kanë pësuar humbje, në ndeshjet që janë zhvilluar brenda konfederatës së vet, atë të UEFA-s.

-Advertisement-

Kosova ka fituar kundër Shqipërisë, Burkina Fasos, Madagaskarit, ka barazuar me Azerbajxhanin dhe ka fituar kundër Ishujve Faroe.Pos Kosova, janë Spanja, Ukraina, Rumania dhe Andorra, si kombëtaret që nuk ka pësuar humbje në vitin 2018.

“Do të kishim më shumë alternativa, normale që ka ndikuar”, ka thënë Armand Duka për Supersport pas pyetjes së bërë për ndikimin e Kombëtares së Kosovës.

“Shumë mirë. Nuk kam kam ndjekur ndeshjet, por ka marrë një fitore dhe një barazim në transfertë. Kur të kem mundësi të shkoj në stadium, është pretenduesi kryesor në grupin e saj “, ka përfunduar Duka me komentimin për formën që po kalon Kosova në ndeshjet e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera