Sport

“Duhet të reflektojmë”, Perez: Ja pse nuk e morëm Pogbanë dhe Nejmarin

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 11 September 2019

Reali i Madridit nuk e ka nisur aspak mirë aventurën për sezonin e ri futbollistik dhe për këto dyshime, presidentit Florentino Perez i është dashur që të japë llogari përpara ortakëve, të cilët kanë pasur pyetje të shumta për projektin dhe merkaton e verës.

Numri një i klubit kërkoi në të gjitha momentet që të transmetonte qetësi dhe besim duke kujtuar se ishte po kjo skuadër dhe po ky grup futbollistësh që e ndihmoi Realin të fitonte 3 Champions radhazi.

Ai tha se skuadra duhet të rikthehet të rikuperojë ambicien dhe të jetë e uritur për sukses. “Suksesi i viteve të fundit na ka bërë që të humbasim intensitetin dhe këtë duhet ta rikuperojmë. Këta lojtarë dhe ky trajner na bënë kampionë dhe do të rikthehemi. Sezoni i kaluar nuk ishte aspak i mirë dhe duhet të reflektojmë”, tha mes të tjerash Perez.

Ai theksoi se qëllimi është të afrojnë të rinj të talentuar për vitet e ardhshme dhe iu përgjigj interesimit të ortakëve pse nuk u transferua Pogba apo Nejmar. Për të parin ai tha se klubi i Junajtid nuk kishte asnjë qëllim për ta shitur, ndërsa për të dytin u ndal më shumë te temat mediatike sesa ato reale.

Etiketa:

Të tjera