Sport

‘Duhet ta ndalojmë këtë m** ndeshje’: Muriqi i kërkoi gjyqtarit të ndërpritet ndeshja

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 12 June 2022

Pasi kombëtarja e Greqisë kaloi në epërsi në minutën e 71’të me anë të sulmuesit, Georgios Giakoumakis, është raportuar se disa tifozë grekë kanë hyrë në fushë, me ç’rast është ndërprerë ndeshja për disa momente, transmeton Gazeta Metro.

Në momentin kur është shënuar goli i epërsisë për grekët, disa tifozë helenë kanë hyrë në fushë.

Ndërsa, është dëgjuar teksa i ka thënë gjyqtarit të ndeshjes sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, që duhet ta ndërpret këtë ndeshje.

-Advertisement-

Ai i tha gjyqtarit: ”Ky është futboll jo luftë. Nëse duhet ta ndalojmë këtë ndeshje, duhet ta ndalojmë këtë mut ndeshje.”

Gjatë gjithë takimit ka pasur thirrje të koreve raciste të tifozëve grekë të cilët edhe kanë hedhur gjësende në fushë.

Po ashtu në pushimin mes pjesëve ata kanë kapërcyer ‘gardhin’ dhe kanë dashur të konfrontohen me tifozët kosovarë. /gazetametro

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera