Rozë

A duhet më parë të fshihet pluhuri apo të thithet me fshesë elektrike!

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 01 August 2017

Është shumë me rëndësi se cilën radhitje e preferoni.

Kur është fjala për pastrimin e shtëpisë, njëra ndër dilemat e përhershme është a duhet më parë të thithur pluhuri me fshesë elektrike apo me leckë të pastrohet pluhuri.

Fatmirësisht, si duket, më në fund është gjetur zgjidhja e kësaj çështjeje!

-Advertisement-

Përgjigjja është që më parë duhet të fshihet pluhuri, pastaj të fillohet me fshesë elektrike, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, pluhuri, alergjenët dhe thërrmijat vazhdimisht fluturojnë në ajër në shtëpitë tona.

Më parë me leckë të njomë fshini të gjitha sipërfaqet, sepse kështu do të eliminoni më së shumti pluhur dhe ndotje.

Asnjë teknikë e vetme e pastrimit nuk mund të eliminojë tërë pluhurin, mirëpo pastrimi me fshesë elektrike pas fshirjes në të vërtetë ndihmon në eliminimin e ndotjes së mbetur.

Nëse fshirjen e pluhurit e lini për në fund, atëherë edhe thërrmijat e ndotjes do të fluturojnë në ajër dhe sërish do të mbeten në sipërfaqet e fshira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera