Sport

“Duhej të fitonim ndaj Shqipërisë”

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 09 Tetor 2017

Antonio Candreva insiston se Italia është dashur me çdo kusht të fitonte ndaj Shqipërisë

Autori i golit të vetëm të Italisë, Antonio Candreva, në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, theksoi se “axurrët” kishin ardhur në Shqipëri vetëm për tri pikë dhe ia arritën.

“Duhet ta fitonim patjetër këtë ndeshje dhe ia arritëm. Vinim pas dy rezultateve jo të mira me Spanjën dhe Maqedoninë, ku me të drejtë jemi kritikuar për shkak të lojërave jo të mirë. Gjithsesi, sot me apo pa lojë të bukur, duhet të merrnim tri pikë në këtë takim. Shqipëria më befasoi, i uroj suksese”, deklaroi mesfushori Candreva.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy