Lajme

Duhan e kumbulla të thara, policia parandalon dy raste të kontrabandimit të mallrave

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 30 November 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar për parandalimin e dy rasteve të kontrabandimit të martën në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 15:20, ku një veturë e dyshimtë e cila drejtohej nga personi me inicialet A.A, ka hyrë nga Serbia në Kosovë përkatësisht nga fshati Breznicë, ku më pas në Gjilan është ndalur nga policia.

“Gjatë kontrollit tek i njëjti në bagazh të veturës dhe ulëseve prapa kishte pasur të ngarkuara rreth 300 kg. fruta (kumbulla të thara) të përpunuara për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre, të cilat dyshohet se janë sjellë nga Republika e Serbisë”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku një veturë e cila po shkonte drejt fshatit Stubëll të Vitisë, e cila drejtohej nga personi me inicialet K. M. dhe përgjegjësi i mallit me inicialet J.K. u ndalua nga policia.

Gjatë kontrollit, në këtë veturë u gjetën rreth 15 thasë duhan të përpunuar të cilin të dyshuarit e kishin marrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Të dyshuarit mallin kishin në plan për ta dërguar te një person në një fshat të komunës së Vitisë, ku nga njësia e Task Forcës është identifikuar edhe personi i tretë në rast, tek shtëpia e të cilit janë sekuestruar edhe 10 thasë duhan të njëjtë.

Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar që rastet të iniciohet kontrabandim me mallra, kurse malli të sekuestrohet dhe të dërgohet në Doganë”, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera