Lajme

Dugolli i VV-së dorëzon dëshmi në Speciale për Masakrën e Dubravës

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 06 May 2023

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Enver Dugolli, ka dërguar dëshmi në Gjykatën Speciale dhe ka bërë kërkesë për hetime tek Prokurori Special i Dhomave të Specializuara, Alex Whiting

Këtë e bëri të ditur vetë Dugolli, në një konferencë për media, ku tha se me këto fakte, pret nga Whiting që të dëshmojë se Gjykata Speciale nuk është një-etnike dhe e cila i akuzon vetëm shqiptarët.

Tutje, Dugolli tha se Gjykata Speciale duhet të dëshmojë që do t’i gjykojë ata që kanë kryer krime vërtetë përmes masakrave të shumta e vrasjeve masive siç ka ndodhur në majin e vitit 1999 në burgun e Dubravës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera