Sport

Dueli i 62-të i rivalëve pasluftës

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 14 April 2018

Besa nuk din për fitore ndaj Prishtinës në pesë duelet e fundit kampionale ku ka vetëm një barazim, ndërsa në gjashtë ndeshjet e fundit e ka vetëm një fitore për Kupë të Kosovës, shkruan infokusi.

Prishtina në këtë edicion dy herë ka mposhtur pejanët, në Drenas 4:0 dhe në Pejë 3:1, ndërsa tani bardhekaltërit, në Pejë në cilësinë e vendasit presin skuadrën vendase të Besës.

LEXO EDHE: Këto takime zhvillohen sot në Ligën e Parë

-Advertisement-

Prishtina në bilanc me Besën nga 61 ndeshjet zyrtare të pasluftës ka 34 fitore, 9 barazime dhe 18 humbje me goldallim +40, 102:62. Në Pejë, nga 29 përballjet, Prishtina ka bilanc negativ prej 10 fitoreve, 4 barazime dhe 14 humbjeve me goldallim +12 për Besën,  44:32.

Përderisa Prishtina klasifikohet e dyta me 47 pikë të tubuara dhe mëton titullin e kampionit, Besa renditet e 10-ta dhe po lufton për t’i ikur rënies nga Superliga për herë të parë në histori.

Prishtinës do t’i mungojnë të lënduarit si Khalid, Mazrekaj dhe Boshnjaku si dhe Curri i suspenduari me kartonë.

Java e 27-të

Prishtina – Besa

E shtunë, 14 prill – ora 15:00

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Imran Kabashi (Mt), Jakup Musolli (Pd) – Bardh Ajeti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera