Lajme

Duda Balje thotë se Vetëvendosje po i hakmerret pasi nuk po i bindet kërkesave të tyre

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 27 July 2022

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e Komisionit Hetimor për Energji ka thënë se partia në pushtet po i hakmerret pasi që nuk po i bindet kërkesave të tyre.

Kjo deklaratë e Baljes erdhi pasi, Armend Muja deputet i LVV-së dhe nënkryetar i këtij komisioni kërkoj shkarkimin e Baljes dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq nga ky komision.

“Partia në pushtet po dëshiron të më largojë nga Komisioni, pasi që nuk po i bindem kërkesave të tyre për të votuar në Kuvend”, tha Balje.

-Advertisement-

Kujtojmë se Balje është pjesë e listës së komuniteteve në Kuvendin e Kosovës dhe ka votuar pro qeverisë Kurti.

Derisa pas reagimit të Baljes është shtyrë votimi i kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për përjashtimin e dy deputetëve nga Komisioni Hetimor për Energji./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera