Fun & Video

Dubai, vendi i “gjërave të veçanta”: Një biznesmen pagoi 9 milionë dollarë, vetëm për tabelat e veturës

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 01 February 2018

Në Dubai, ku policia vozit makina luksoze Bugatti dhe aty ku automjete tepër të shtrenjta mund të gjenden “të braktisura” në rrugë, është shumë e vështirë të dallohesh prej të tjerëve, por një njeri i pasur nga India ia arriti të bëjë këtë.

Më saktësisht, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për burrin që vendosi të ndajë rreth 9 milionë dollarë për targën e regjistrimit për makinën e tij, e cila mban vetëm numrin 5.

Siç thuhet më tej, biznesmeni i patundshmërive, Balwinder Sahni, i cili përveç numrit 5 disponon edhe tabelën me numrin 9.

-Advertisement-

Të dy tabelat gjenden të vendosura në veturat e tij luksoze Rolls Royce, dhe zotëriu përkatës zotëron gjashtë makina të tilla dhe nuk dëshiron të qëndrojë me kaq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera