Rozë

Dua Lipa shumë stil edhe në ditët e ftohta (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 09 December 2022

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, është shfaqur së fundmi në Nju Jork e veshur me një pallto me gëzof rozë.

Ylli i muzikës pop tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve me pallton mbresëlënëse, të cilën e kombinoi me një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe pantallona të gjera.

“DailyMail” shkruan se 27-vjeçarja mbante me vete një çantë të markës “Chanel”, teksa dilte nga hoteli i saj. Për aksesorë ajo zgjodhi një varëse me gjerdan dhe zinxhirë argjendi, gjersa kishte aplikuar një manikyr festiv të kuq në gishtërinjtë e saj.

-Advertisement-

Dua Lipa performoi gjatë koncertit Jingle Ball të KIIS FM, i cili u mbajt në Kia Form në Inglewood, Kaliforni.

Ylli britanik i popit dominoi skenën – pasi u ngjit në skenë – me një triko të kuqe me një sup me detaje të zeza dantelle. Ajo kishte një fund të linjës A që mblidhej në njërën anë si dhe një prerje seksi të gjoksit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera