Rozë

Dua Lipa shkëlqen në fustanin në vlerë mbi dy mijë euro-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 19 January 2018

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të shfaqet plot stil dhe bukuri.

Ajo gjithnjë tenton të jetë në hap me kohën jo vetëm me këngët që i publikon, por edhe në hap me modën.

Së fundmi Dua spikati me paraqitjen e saj në Teen Awards të BBC, ku u shfaq me një fustan të Alessandra Rich, fustan ky në formë lulesh ngjyrë portokalli, i cili në pamje të parë nuk duket interesant, por në trupin e Duas përshtatet në mënyrë fenomenale.

-Advertisement-

Ky fustan kushton hiç më pak se 2155 euro, një shumë që natyrisht për Dua Lipën nuk është problem.

Dua ka pasur vitin më të suksesshëm në karrierë me albumin e saj “Dua Lipa” që arriti të kryesojë top listat në Britani dhe të konkurrojë me albumin e Ed Sheeran.

“New Rules” ishte hiti më i madh i bukuroshes i cili erdhi me klip interesant që u bë viral.

Dua Lipa po ashtu pati një turne shumë të suksesshëm, ku ishte pjesë e performancave me Coldplay dhe Bruno Mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera