Dua Lipa së bashku me të dashurin e ri Romain Gavras në Festivalin e Filmit në Kanë
Autori: Gazeta inFokus
10:51 | 20 May 2023
Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras dukeshin shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë të premten në mbrëmje.
Këngëtarja e “New Rules”, 27-vjeçare, konfirmoi se ishte në lidhje me regjisorin Romain, 41 vjeç, i cili është ish-i dashuri i Rita Orës.
Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private – por pozuan bashkë në shfaqjen e filmit “Omar La Fraise”.

Për eventin, Dua veshi një fustan të zi “Celine” nga Hedi Slimane, i zbukuruar me disa prerje ovale për të ekspozuar një shkëlqim të lëkurës së saj – i kompletuar me një të çarë të lartë në këmbë, shkruan DailyMail.
Teksa u kthye, profili i saj anësor tregonte një prerje të shkurtër që ia ekspozonte shpinën, ndërsa u plotësua me një model të kryqëzuar prapa.
Flokët i vendosi në një stil elegant, të tërhequra në një topuz të lartë, ndërsa balluke të modës i përfshinin ballin.

Ajo zgjodhi një ‘make-up’ klasik joshës për të theksuar bukurinë e saj, ndërsa shtoi një palë vathë të mrekullueshëm të varur.
Ndërkohë Romain dukej gjithashtu elegant me një kostum të zi – por e gjithë vëmendja e tij ishte tek e dashura e tij yll “Don’t Start Now”, pasi ai nuk mund t’i hiqte sytë nga ajo.
Këngëtarja shkëlqeu teksa tregonte të dashurin e saj të ri pasi nuk mund të mbanin duart larg njëri-tjetrit.

Dua dhe Romain u mbajtën për dore teksa mbërritën në premierë dhe ai vendosi një dorë në belin e saj teksa pozonin për foto.
Më vonë, ajo vendosi duart e saj në gjoksin e tij në një shfaqje shumë të dashur, pasi ata dëshmuan se ndiheshin shumë rehat me njëri-tjetrin.
Në muajin mars, burimet pohuan se dyshja ishin njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid në 2021.

“Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja u takua me rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”, tha një burim për The Sun.
“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, shtuan burimet.

Ata ishin parë më herët duke dalë pas festës vjetore të çmimeve BAFTA të Netflix në Chiltern Firehouse në Londër.
Filmi artistik “Omar La Fraise” u xhirua në Algjeri dhe luan partnerët francezë të krimit Benoit Magimel dhe Reda Kateb, të cilët janë në arrati.

Filmi është një histori dashurie dhe fokusohet në dy marrëdhënie: një mes dy burrave dhe një romancë mes një burri dhe një gruaje. /Telegrafi/


T� tjera
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë, Prokuroria e Prizrenit jep detaje
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave me ini...
-
Asociacioni i Komunave i reagon Kurtit: Boll ma me përçmime, uluni me kryetarët, dëgjoni hallet e mbani premtimet
“Unë jam i bindur se në Kosovë jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës ...
-
Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira
Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, i cili u lirua më 17 nëntor nga Gjykata ...
-
Nën kërcë*nimin e thi*kës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me ini...
-
Shiroka Pula pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për integrimin evropian të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Sue...
-
Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë s...
-
Vrasja e Triumf Rizës, Gjykata Themelore i dënon me nga 18 vite burg Ilir e Rrahim Abdullahun
Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahu i...
-
Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë n...
-
Gazeta zvicerane zbulon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit, tregon se si e vrau gruan para 13 vitesh në St.Gallen
Gazeta zvicërane “Blick” ka dhënë detaje të tjera për të kaluarën kriminale t...
-
Gjykata Administrative urdhëron Komunën e Vitisë ta sistemojë në punë Visar Misinin, ishte shpallur fitues i konkursit
Gjykata Administrative, me aktgjykimin e 4 nëntorit 2026, ka aprovuar në tërë...
-
Kuvendi nis hartimin e Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030
Fillon hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinor...
-
Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin...

































